Sot moti në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë tipik dimëror. Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta, duke sjellë vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë kryesisht borë.
Temperaturat do të variojnë nga -2°C në zonat malore deri në 10–13°C në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe verilindja, duke sjellë ndjesi më të theksuar të ftohti, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.











