Partia Demokratika ka intensifikuar aktivitetin e saj politik.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se ditën e mërkurë, më datë 17 Dhjetor 2025, ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Në njoftimin e dërguar antarëve të Këshillit Kombëtar thuhet:
Të nderuar antarë të Këshillit Kombëtar, ju njoftoj se pas vendimit te Kryesisë, mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të mërkurën me dt 17 ora 17.00. Rendi i ditës është situata politike ne vend, qendrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit.











