InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025
in Aktualitet
A A
Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

Hysen Kadiu, demokrati nga Kavaja, që rezultoi më i votuari në Primaret e Partisë Demokratike, ka reaguar sot pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadiu thekson se beteja e vërtetë e demorkatëve nuk është me PD-në, por me kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama.

Sipas Kadiut, demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe jo për përçarje, për organizim dhe jo për “armiq të brendshëm”.

“Sot në mbledhje të Kryesisë, kryetari Sali Berisha, ndër të tjera, ka hedhur akuza edhe ndaj meje, se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit kam punuar për Edi Ramën dhe nuk kam dhënë asnjë kontribut për PD.
I them doktor Berishës dhe të gjithë atyre që i rrinë afër dhe e kanë keqinformuar, se aktiviteti im gjatë fushatës është publik në Facebook-un tim. Sikundër, më mirë se kaq, këtë e dëshmojnë qytetarët e Kavajës dhe zonave përreth, që si në fushatë, para dhe pas saj, kemi qenë në kontakte dhe takime të vazhdueshme.
Beteja jonë nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën. Çdokush që përpiqet të hedhë baltë mbi kontributin tim personal dhe të gjithë atyre që duan më të mirën për PD-në, janë të interesuar vetëm për karrigen e tyre.
Demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe jo për përçarje, për organizim dhe jo për “armiq të brendshëm”. Asgjë e keqe nuk i vjen PD-së nga kritikat dhe riorganizimi. Sikundër uji i ndenjur prej shumë vitesh ka nevojë për rifreskim, dhe këtë e thonë me zë të ulët edhe ata që përpara Sali Berishës heshtin.
Ndërsa ne kemi vendosur ta themi me zë të lartë, përpara se të jetë vonë”,-shprehet Kadiu.

Të Lidhura

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025

10 Dhjetor, 2025
Klodiana Lala “plas” skandalin: U fut pajisja përgjuese e paligjshme nga italianët
Aktualitet

Klodiana Lala “plas” skandalin: U fut pajisja përgjuese e paligjshme nga italianët

9 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025
Dita e Rinisë më 8 dhjetor/ Belind Këlliçi apel të rinjve: Bashkojuni Foltores tek kryeministria
Aktualitet

Dita e Rinisë më 8 dhjetor/ Belind Këlliçi apel të rinjve: Bashkojuni Foltores tek kryeministria

6 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com