InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U shkarkua nga detyra si kryebashkiak/ Vjen reagimi i FORTË i VELIAJT: Jam më i vendosur se kurrë! Ja si u ngrit kurthi kundër meje

1 Tetor, 2025
in Aktualitet
A A
U shkarkua nga detyra si kryebashkiak/ Vjen reagimi i FORTË i VELIAJT: Jam më i vendosur se kurrë! Ja si u ngrit kurthi kundër meje

Erion Veliaj ka reaguar nga qelia pas shkarkimit të tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Ai shprehet se është mirë dhe më i fortë e i vendosur se kurrë, sipas tij, në betejë me të ligën.

“Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën”, u drejtohet ai ndjekësve në rrjetet sociale.

Veliaj shprehet se postimi i tij vjen për ata që, “me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20 vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh”.

Kujtojmë që Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e Kryetarit të Bashkisë pas gati 8 muajsh në burg, vendim që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë i Veliajt: 

Mesazh nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Uroj të jeni mirë!

Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!

Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20 vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh.

Lexojeni, se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime, u ngjizën akuza me kërcënim dëshmitarësh e u bitis me shkallmimin e Kryeqytetit tonë Tiranës. Ndaj, secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion për të ardhmen.

E bëj këtë për disa grupe:

– [ ] Për italianin, që as më njeh e as e njoh, por që nisi një zinxhir jetëshkatërrues ngjarjesh, që të kuptojë se nuk jam hakmarrës, por ai dhe kushdo tjetër këtu në Shqipëri, duhet të kuptojë që fjalët kanë peshë, e kur janë të rreme thyejnë karriera, qytete e familje, që do duan dekada të rikuperohen.

– [ ] Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjë të lirë!

– [ ] Por, më e rëndësishmja e bëj për çdo shqiptar që jeton me frikë mos përgjohet, kërkon linjë të sigurt të flasë me të shtëpisë, kthen kokën pas mos po e ndjekin, vë gishtin mbi buzë se mos dëgjohet, apo fsheh telefonin poshtë vitheve në karrike! Shqipëria nuk është një koloni penale dhe s’duhet lejuar kurrë kjo re e zezë frike që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re.

Ju përqafoj me mall të gjithëve! Do të luftoj për vete dhe për secilin prej jush!

Pjesë nga rrëfimi noterial më poshtë:

(1) Nuk kam parë kurrë z. Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me inceneratorin;

(2) Nuk e kam takuar kurrë z. Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali as në Shqipëri, në “Cioccolati Italiani” apo “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar me të, as personalisht as përmes personave të tjerë, me telefonata, mesazhe apo në ndonjë formë tjetër komunikimi;

(3) Nuk kam as njohuri e as prova që z. Erion Veliaj të ketë marrë pjesë apo të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;

(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë në lidhje me z. Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat” në “Syri TV”, si edhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to, për përfitime financiare.

Të Lidhura

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025
PD mbledh Këshillin Kombëtar të mërkurën
Aktualitet

PD mbledh Këshillin Kombëtar të mërkurën

15 Dhjetor, 2025
“Nuk është naiv, e di që Berishën nuk e mund dot”/ Gazetari: Ja çfarë synon Salianji
Aktualitet

“Nuk është naiv, e di që Berishën nuk e mund dot”/ Gazetari: Ja çfarë synon Salianji

15 Dhjetor, 2025
Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën
Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025
Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 16 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com