InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!

27 Shtator, 2025
in Të ndryshme
A A
Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!

Meta ka filluar të kalojë adoleshentët që përdorin Facebook dhe Messenger në llogari të reja të dizajnuara posaçërisht për ta, me më shumë masa sigurie dhe mundësi mbikëqyrjeje nga prindërit.

Kjo iniciativë vjen në kohën kur kompania njofton se “qindra miliona” adoleshentë tashmë janë aktivë në platformat e saj si Instagram, Facebook dhe Messenger.

Llogaritë e posaçme për adoleshentët u prezantuan për herë të parë në Instagram një vit më parë, ndërsa në fillim të këtij viti ato filluan të jenë të disponueshme në Facebook dhe Messenger për përdoruesit në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi. Tani, Meta po i shtrin këto llogari për adoleshentë në të gjithë globin.

Të gjithë përdoruesit adoleshentë do të kalojnë automatikisht në këto llogari të reja, të cilat janë bërë të detyrueshme për këtë kategori. Gjithashtu, për adoleshentët e moshës 13 deri në 15 vjeç, kërkohet leje prindërore për të bërë ndryshime në cilësimet e sigurisë.

Meta bën të ditur se përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar përdoruesit që mund të japin informacione të pasakta për moshën. Llogaritë e reja lejojnë prindërit të monitorojnë mënyrën si fëmijët e tyre përdorin platformat, duke përfshirë funksione për kontrollin e kohës së kaluar para ekranit dhe mbikëqyrjen e kontakteve me të cilët ata komunikojnë.

Për më tepër, këto llogari janë të pajisura me cilësime më të forta privatësie dhe sigurie, me qëllim kufizimin e ndërveprimeve mes adoleshentëve dhe të rriturve të panjohur.

Në të njëjtën kohë, Instagram po zgjerohet me programin e tij për të ndihmuar shkollat fillore dhe të mesme në SHBA që të raportojnë më shpejt rastet e ngacmimit dhe sjelljeve problematike.

Deri tani, kjo nismë është zbatuar në bashkëpunim me një grup të përzgjedhur shkollash nëpërmjet një “programi partneriteti shkollor”.

Meta thotë se ka marrë komente pozitive nga institucionet pjesëmarrëse dhe se të gjitha shkollat në SHBA kanë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit.

Të Lidhura

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

TË FUNDIT

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026

13 Mars, 2026

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com