InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
in Artikuj
A A
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

Nga, Prele MILANI

Shkrimtar& publicist

(Në këtë konkurs kur do ftohen zonat e tjera të xhubletes?!Rëndësi ka xhubleta me e kompletuar jo çika)

Në Kelmend, aty ku qielli ulet mbi supe malesh dhe retë fshihen pas kreshtave si në prehërin e një nane të përjetshme, prej mbi tridhjetë vitesh zhvillohet një ngjarje që tashmë ka marrë përmasat e një rituali kulturor — “Mis Bjeshka”.(Që shqip dihej të thirrej Mbretëresha e xhubletes) Në këtë spektakël, dy thesare të rralla shfaqen krah për krah: madhështia mbretërore e bjeshkëve tona dhe Xhubleta, veshja më e vjetër e grave në Europë, e ruajtur me dinjitet e fisnikëri të pandryshuar nga shekujt.

Por Xhubleta nuk është e lehtë për t’u përkëdhelur. Ajo ka krenarinë e saj të lindur. Nuk duron zbukurime të huaja, as “xhinga migla” të pëlhurta, as këpucë me taka të importuara, as brezare mëndafshi e rroba të stampuara. Njësoj si një kështjellë me gurë ciklopikë që e ndjen fyerjen kur i shtojnë tulla moderne e çati llamarine, edhe Xhubleta kërkon ambientin e saj natyror, fjalët e pakta dhe shoqërinë e denjë.

Në këtë paradë nuk duhet të hyjë as sentimentalizmi i lehtë e as mburrja boshe mediatike. Një sy i qetë, i stërvitur, me gjakftohtësinë e etnografit, dallon aty disa “lule lajme” të mbjella për efekt vizual, por që largojnë nga misioni themelor: ruajtja e tipologjisë autentike. Një studiues stoik nuk do t’ia lejonte as mirushave pranverore hyrjen në këtë tapet të gjelbër, nëse ato nuk mbartin Xhubletën e vërtetë.

Ky manifestim nuk duhet të bjerë në grackën e komercializmit. Në të duhet të marrin pjesë jo vetëm bijat e Malësisë së Madhe, por edhe ato të Dukagjinit, Pukës dhe Malësisë së Gjakovës — hapësira ku Xhubleta ka mbijetuar, duke u përcjellë nga nënë në bijë si amanet i shenjtë.

Duhet falënderuar çdo dorë e artë që e ka endur, ruajtur e rikthyer në jetë këtë simbol të identitetit tonë, në një kohë kur globalizmi tenton t’i fshijë kufijtë kulturorë. Sepse Xhubleta nuk është vetëm veshje: ajo është gur themeli i kujtesës sonë, kënga e heshtur e grave që kanë mbajtur mbi shpinë jo vetëm barrën e punës, por edhe fisnikërinë e kombit.

Nëse e humbim misionin e saj, do të kemi humbur jo një kostum, por një pjesë të shpirtit tonë. Dhe shpirtin, ndryshe nga rrobat, nuk e qep dot më askush.Ne këtë konkurs rëndësi ka jo kush është Çika ma e bukur por kostumi me i kompletuar.

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi
Artikuj

Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi

22 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com