InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
in Aktualitet
A A
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

Javën e ardhshme do të mbahet seanca në Apelin e Posaçëm për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gazetarja Glidona Daci raporton se më 17 korrik, është caktuar data kur Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e kryetarit të Partisë së Lirisë kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.

Trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm do të vendosë nëse Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, apo do të përballet me procesin gjyqësor kundër tij në gjendje të lirë.

Por kjo nuk është e vetmja kërkesë e ish-presidentit Ilir Meta për liri. Kujtojmë se ai i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë që e la në masën e sigurisë arrest me burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Kujtojmë se Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ish-presidenti Meta ndodhet në qeli që prej 21 tetorit të vitit 2024, ditën kur ai u arrestua. 

Të Lidhura

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë

1 Mars, 2026
Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës
Aktualitet

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës

1 Mars, 2026
Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Aktualitet

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

1 Mars, 2026
Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën prej 5-6 muajsh
Aktualitet

Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën prej 5-6 muajsh

28 Shkurt, 2026
Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun
Aktualitet

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun

27 Shkurt, 2026
“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 2 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 Mars 2026

2 Mars, 2026

E puthi në buzë pa paralajmërim, Selin shpërthen ndaj Gimbos: “O idiot
Show Biz

E puthi në buzë pa paralajmërim, Selin shpërthen ndaj Gimbos: “O idiot

2 Mars, 2026

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë

1 Mars, 2026

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa
Bota

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa

1 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com