InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasadori i BE: Kam dy fëmijë me ish-gruan. Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 Maj, 2025
in Aktualitet
A A
Ambasadori i BE: Kam dy fëmijë me ish-gruan. Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

Në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato zgjodhi të flasë në vetën e parë në “Dita Jonë” në A2 CNN, duke bërë të ditur prirjen e tij seksuale.

Teksa shpjegoi të gjitha projektet që po zhvillohen me artistët në këtë javë, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës, ambasadori solli në vëmendje ekspozitën fotografike me temë dashurinë të Blerta Kambos, ku sipas tij, portretizohen larmi dashurie, jo vetëm mes një femre dhe një mashkulli. Ambasadori tregon vështirësitë e hasura mbi këtë temë dhe thekson se duhet të ndryshojë mendësia në vendin tonë.

“Tema kryesore është krijimi kësaj hapësire në të cilën njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të lirshme dhe të formësojnë vizionin e tyre për BE. Do të kemi disa teatër. Një tjetër është ekspozitë nga Blerta Kambo; Dashuria është e njëjtë për të gjithë aty protretizohen mënyra të ndryshme dashurie, jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli. Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi. Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë. Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kemi muzikë dhe tematika të tjera si emigracioni që prek shqiptarët dhe marrëdhënia mes gjuhës e pushtetit. Të gjitha këto për të simuluar reflektim për sfidat me të cilat përballemi. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët”.

Duke shpjeguar më tej deklaratën e tij publike mbi homoseksualitetin, Gonzato me sinqeritet rrëfeu në A2 CNN vështirësitë dhe tha se kjo nuk është kërcënim për njerëzit dhe nuk abuzon me pozicionin e tij.

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm.  Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj”.

Të Lidhura

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025
Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com