Kryeministre e Italisë, Girogia Meloni e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”. Meloni theksoi se integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në të mirën e sigurisë së kontinentit.
Ajo tha se po ndërmerren hapa përpara në procesin e ribashkimit të Europës.
Giorgia Meloni: Është moment i rëndësishëm për kombin shqiptar dhe të gjithë ne. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia. Shqipëria është Europë si Italia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë se kush është europian e kush nuk është.
Të gjitha shtetet në këtë tryezë janë pjesë e Europës ashtu si 27 shtetet anëtare.
Ne po ndërmarrim një hap përpara në procesin e ribashkimit të Europës. Zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja por jam e bindur që integrimi në BE i vendeve të BP është në të mirën e sigurisë së Europës. Fatet tona ndërvaren.