Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante dhe më të theksuara reshjet do të jenë në zonat qendrore dhe Jugore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë më kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.