InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Ne me strategun LaCivita, ai me Vullnet Sinajn”, Berisha thirrje nga Selaniku: Më 11 maj të shpëtojmë Shqipërinë!

27 Prill, 2025
in Politikë
A A
“Ne me strategun LaCivita, ai me Vullnet Sinajn”, Berisha thirrje nga Selaniku: Më 11 maj të shpëtojmë Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, ku ka shprehur falënderimet për mbështetjen dhe energjinë e diasporës, duke theksuar se ata janë bërë udhëheqësit e fushatës së fitores. Ai ka përshëndetur entuziazmin e emigrantëve dhe ka deklaruar se fushata e këtij viti është një nga më të jashtzakonshmet, duke e cilësuar vitin 2025 si vitin e diasporës shqiptare, të shënuar me “germa të arta”.

“Ju u shndërruat de-facto në udhëheqësit e fushatës së fitores. U shndërruat në himnin e kësaj fushate, dashuria juaj për Shqipërinë…Sot kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve. 2025 do gdhendet si viti i diasporës shqiptare, me germa të arta. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek”., u shpreh ai.

Berisha ka ndaluar gjithashtu në çështjen e eurodeputetit Fredi Beleri, të cilit iu mor mandati i kryebashkiakut të Himarës për shkak të refuzimit të tij për t’u bashkuar me Partinë Socialiste dhe për të kandiduar për Edi Ramën. Kryedemokrati e ka cilësuar këtë veprim si një akt të shëmtuar të kryeministrit Edi Rama, duke përdorur metodat e Sigurimit të Shtetit për të penguar Belerin. Ai e ka cilësuar këtë akt si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka akuzuar regjimin e Ramës për shpopullimin e Shqipërisë dhe varfërimin e qytetarëve.

“Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Beleri është një nga aktet më të shëmtuara të demokracisë, demokracive evropiane. Rama përdori truket e sigurimit të shtetit për ti rrëmbyer mandatin Fredi Belerit. Kjo vetëm e vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën. Jo i tha, nuk tradhtoj ato parimet e mia. Diskriminues, pse? Sepse çdo njeri tjetër para Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin. Sepse kushtetuta e lejon të bëjë betimin. Rama mori cdo masë kundër tij, sepse e dinte sepse nga 225 mijë metra katror tokë që po grabit, Fredi Beleri nuk di ti jepte asnjë metër”, tha Sali Berisha.

Lideri i PD ka apeluar për një ndryshim të madh më 11 maj, duke kërkuar që shqiptarët kudo që janë, të “firmosin” për të rikthyer Shqipërinë në duar të shqiptarëve dhe për të shpëtuar vendin nga, siç e quajti ai, “narkoshteti”. Ai gjithashtu është krenuar me këshilltarin amerikan Chris LaCivita, duke e cilësuar si një nga kryestrategët më të suksesshëm të fitoreve, dhe ka falënderuar shtetin grek për mikpritjen e emigrantëve shqiptarë.

“Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri.”, u shpreh kreu i PD.

Në këtë takim, ku Berisha ishte i shoqëruar nga drejtuesit e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, ai ka theksuar se diasporë ka një rol të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe ka ftuar shqiptarët kudo që janë të japin kontributin e tyre për ndryshimin e Shqipërisë.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025

1 Korrik, 2025

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com