InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha fton Ramën në përballje: Ta mban eja dalim, unë vetëm ti merr kë të duash!

27 Prill, 2025
in Politikë
A A
Berisha fton Ramën në përballje: Ta mban eja dalim, unë vetëm ti merr kë të duash!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sfidoi kreun e qeverisë, Edi Rama, duke i bërë ftesë për përballje në debat.

“Unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine”, tha kryedemokrati, teksa shtoi “Por nuk del dot (Rama), nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur“.

“Miq, secili nga ju që më dëgjon sot, se do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, se do vendosim minimumin jetik, se do vendosim rrogën minimale 500 euro, me të drejtë pyet, nga dalin, ku i marrim këto para? Të dashur miq, këto para që të gjitha janë taksat tuaja. Janë tuajat dhe taksat tuaja. Nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm ua kthejmë ato ju.

Pra programi ynë bazohet në rikthimin e parave tek qytetarët shqiptarë. Ju lutem, vetëm një moment.

Janarin që kaloi Edi Rama erdhi në parlament, duke rrahur gjoksin me një buxhet 8 miliardë euro. Qindarkë për qindarkë, ai është i përbërë nga taksat tuaja. Taksat e biznesve, taksat që secili prej jush paguan në çdo kafshatë ushqim, ilaç dhe çdo gjë që blen. Çfarë bëri? 16 milionë euro ndau për 760 mijë shqiptarë në pension. A ka qëndrim më cinik se ky, a ka qëndrim më të pashpirt se ky, dhe kur i thamë ne, të vendosim minimumin jetik, kjo tha do të thotë në greminë.

Qytetarë të mençur, qytetar të mençur, do më falni, ju lutem: detyrimi për ti kthyer qytetarëve paratë është detyrim, kushtetues, ligjor dhe moral. Në vitin 2013, pensionisti në Mal të zi, merret 138 mijë lek pension mesatar. Në Shqipëri merrte 143 mijë lek. Sot pensionisti i Malit të zi, merr 450 mijë lek pensionin mesatar. Shqiptari merr 172 mijë lek.

Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Qeveria e Malit të Zi, u ktheu paratë e taksave qytetarëve. Qeveria e Shqipërisë vodhi paratë që duhej tu kthente qytetarëve. Në vitin 2013, rroga minimale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare ishte 220 mijë lekë, ose 220 euro.

Rroga minimale në Rumani ishte 830 lej, apo 164 euro. Sot rroga minimale në Rumani është 3300 lej, është 2.2 herë se në Shqipëri. Po pse? Sepse qeveria e Rumanisë u kthen paratë qytetarëve, kurse qeveria e Shqipërisë vjedh paratë e qytetarëve.”, tha Berisha.

Miq! Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë.

Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek.

Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve.

Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur”, tha Berisha.

Të Lidhura

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com