InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Në Europë nuk shkohet me krim e korrupsion! Ka një forcë që integron vendin në BE dhe ajo është Partia Demokratike

26 Prill, 2025
in Politikë
A A
Në Europë nuk shkohet me krim e korrupsion! Ka një forcë që integron vendin në BE dhe ajo është Partia Demokratike

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kavajë se, në Europë nuk shkohet me krim e korrupsion. Berisha tha se, në Shqipëri ka një forcë që integron vendin në BE dhe ajo është Partia Demokratike.

“Miqtë e mi! Dy javë kanë mbetur, këto dy javë janë një kushtrim, janë një thirrje për çdo të ri dhe të re të Kavajës, të bëjmë përpjeket tona për të bindur çdo bashkëmoshatar, sepse qëllimi më i fuqishëm i këtij programi është ti rikthejmë Shqipërisë rininë e saj.

Të sjellim kombim në moshën e rinisë dhe garantoj çdo të ri e të re, se mesatarja do hiqet, se dyert e universiteteve do jenë të hapura, se shkollimi dhe punësimi i tyre, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore tek sipërmarrësit për çdo të ri të punësuar, 1 vit.

Trajnimin e tyre.

Një çati për çdo çift të ri. Qeveria do japë një grant 30 mijë euro në mënyre që të paguhet kredia.

Do bëjmë gjithçka të rikthejmë nga emigracioni vëllezërit dhe motrat tona.

5 vjet asnjë taksë. Kredi të buta për strehimin. Startupet e tyre do të mbështeten fuqishëm.

Pra miq, është program për çdo shqiptar.

Fermerët e Kavajës dhe Shqipërisë do të njohin 5-fishimin e subvencioneve për ta. Garantoj se për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, do marrin 5-fishin e atyre që marrin sot.

Suksesi i fermave tona, suksesi i sipërmarrjeve tona, ‘Made in Albania’ është krenaria jonë.

Miqtë e mi.

Ka patur edhe të tjerë diktatorë, por narkodiktator më të pashpirt për qytetarët se Edi Rama, nuk ka patur.

Ju e dëgjuat, 3 muaj më parë deklaroi se, në spitalin onkologjik po kryhen krime kundër njerëzimit. A e dini ju sot, pas 3 muajsh situata është dy herë më dramatike.

Sepse ai e ka mendjen tek luksi i tij.

E ka mendjen tek pasurimi i tij dhe i njerëzve të tij.

E ka mendjen tek plaçkitja e shqiptarëve.

Garantoj çdo qytetar të Kavajës dhe Shqipërisë se, buxheti i shëndetësisë do të dyfishohet. Se lista e ilaçeve të rimbursueshme do të jetë identike me atë të Republikës Italiane.

Se në territorin e Shqipërisë nuk do të tregtohen ilaçe që nuk shiten në dy vende anëtare të BE-së.

Miq, në Europë nuk shkohet me mjerim.

Në Europë nuk shkohet me krim.

Në Europë nuk shkohet me korrupsion.

Në Europë shkohet me shtetin ligjor, me respektin e lirive dhe të drejtave njerëzore.

Me respektimin e dinjitetit njerëzor.

Në Europë shkohet duke rritur mirëqënien e qytetarëve shqiptare dhe jo duke e plaçkitur atë.

Ka një forcë politike e faktuar dhe e provuar, lokomotivë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe kjo është partia juaj, Partia Demokratike, ky është koalicioni ynë, Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, koalicioni për Shqipërinë e fitores”, tha Berisha.

Të Lidhura

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit
Aktualitet

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit

17 Shkurt, 2026

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

17 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com