InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sport

Fitojnë miliona edhe pa luajtur, 10 klubet më të pasura të futbollit për vitin 2025

14 Prill, 2025
in Sport
A A
Fitojnë miliona edhe pa luajtur, 10 klubet më të pasura të futbollit për vitin 2025

Fitimi i Ligës së Kampionëve të vitit 2024 e ndihmoi Real Madridin të bëhej klubi me fitimet më të mëdha për vitin që lamë pas në futboll. Real Madrid ka kryesuar listën e klubeve më të pasura të futbollit në botë, sipas një studimi të publikuar nga ekspertët financiarë Deloitte

Klubi spanjoll i futbollit fitoi mbi një miliard euro gjatë sezonit 2023/24. Ylli anglez Jude Bellingham ishte një nga lojtarët më të mirë të klubit, duke i ndihmuar ata të fitonin trofeun e Ligës së Kampionëve dhe titullin kampion në Spanjë.

Por cilat klube të tjera të futbollit hynë në listën e klubeve më të pasura dhe a është skuadra juaj e zemrës në top 10?

Një kombinim i parave që fitojnë klubet, nga shitjet e biletave, shitjeve fanellave, e drejta televizive, dhe të ardhurave të tjera nga bonuset për sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare, ndihmojnë për të shtuar para në klubet e futbollit.

Disa stadiume përdoren për qëllime të tjera, të tilla si koncerte muzikore apo edhe për pritje të eventeve të tjera politike, kulturore dhe sportive.

Për shembull, stadiumi i Tottenham Hotspur priti Beyonce në 2023, plus dy ndeshje të futbollit amerikan NFL. Klubet gjithashtu fitojnë shuma të mëdha parash nga shitja e të drejtave televizive për të shfaqur ndeshjet e tyre të futbollit në TV.

SHIFRA E DITËS: Fitojnë miliona edhe pa luajtur, 10 klubet më

Beyonce zhvilloi pesë shfaqje në stadiumin e Tottenham Hotspur në vitin 2023. Edhe shfaqje si këto ndihmojnë për të rritur fitimet e klubeve të futbollit

Kur një klub merr pjesë në gara të shumta, si për shembull Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës, ka të ngjarë të fitojë më shumë para nga shitja e biletave për tifozët vendas dhe ata kundërshtarë si dhe ndeshjet që shfaqin më tepër interes dhe që shfaqen më shpesh në ekran.

Plus, përvojat e tifozëve në suitat e mikpritjes, ku njerëzve u shërbehen ushqime të bollshme, u sjellin gjithashtu shumë para klubeve. Edhe klubet me stadiume moderne kanë më shumë gjasa të fitojnë para të mëdha. Stadiumi i sapondërtuar në Tiranë, Arena Kombëtare, është një tregues i qartë sesi një i tillë gjeneron para edhe kur nuk luhet futboll.

Lista dominohet nga skuadrat angleze, ndonëse për shkak të suksesit madrilen asnjëra prej tyre nuk mban vendin e parë. Në Angli futbollit ndiqet masivisht dhe ndikim kanë biletat si dhe e drejta televizive. Skuadra e parë e Premierligës në listën e të pasurve është Manchester City i cili fitoi sezonin e kaluar 838,000 milionë euro.

Fitimet e tyre marramendëse u ndihmuan edhe nga suksesi që fituan titullin e  katërt radhazi në Premier League, plus Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën Evropiane. Manchester United ishte klubi i katërt më i pasuri, me fitime prej rreth 771,000 milion euro.

10 klubet me fitimet më të mëdha për vitin 2024:

1: Real Madrid: 1.46 miliardë euro

2. Manchester City: 838 milionë euro

3. Paris Saint-Germain: 806 milionë euro

4: Manchester United: 771 milionë euro

5. Bayern Munich: 765 milionë euro

6. Barcelona: 760 milionë euro

7. Arsenali: 717 milionë euro

8. Liverpool: 715 milionë euro

9. Tottenham: 615 milionë euro

10. Chelsea: 546 milionë euro

SHIFRA E DITËS: Fitojnë miliona edhe pa luajtur, 10 klubet më

Po në futbollin e femrave?

Barcelona kryesoi tabelën për ndeshjen e femrave për të tretin vit radhazi. Fitimet e tyre u rritën me 26% dhe shkuan në 18 milion euro ndërsa Arsenali është klubi që ka fituar më shumë para vitin e fundit duke shitur më shumë bileta për takimet e tyre, duke rritur kështu fitimet  nga shitjet me 64%. Klubi londinez zhvendosi gjashtë nga ndeshjet e tij në shtëpi në stadiumin Emirates, i cili ka një kapacitet shumë të madh dhe siguroi një fitim prej rreth 15 milionë euro sezonin e kaluar. Chelsea ishte i treti (13 milion euro), Manchester United i katërti (11 milionë euro) dhe Real Madridi i pesti (10 milion euro).

Të Lidhura

Historike/ Enkileda Carja shpallet KAMPIONE e trefishtë e botës
Sport

Historike/ Enkileda Carja shpallet KAMPIONE e trefishtë e botës

4 Maj, 2025
FOTO/ Zbulohet EKIPI ideal pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Champions-it
Sport

FOTO/ Zbulohet EKIPI ideal pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Champions-it

1 Maj, 2025
E papritur! Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëra
Sport

E papritur! Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëra

16 Prill, 2025
Lajm i trishtë! Ndahet para kohe nga jeta ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar
Sport

Lajm i trishtë! Ndahet para kohe nga jeta ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar

14 Prill, 2025
Kombëtarja e femrave, tjetër fitore e madhe me përmbysje
Sport

Kombëtarja e femrave, tjetër fitore e madhe me përmbysje

8 Prill, 2025
FSHF, ndëshkim ekstrem për Koço Kokëdhimën! Dënohet edhe presidenti Kapllanaj i Bylis
Sport

FSHF, ndëshkim ekstrem për Koço Kokëdhimën! Dënohet edhe presidenti Kapllanaj i Bylis

29 Mars, 2025

TË FUNDIT

G-Bani thirrje shqiptarëve: Data 11 Maj tani afër, janë zgjedhjet! Kam qenë qysh i vogël i ndjeshëm … Votoni për…
Show Biz

G-Bani thirrje shqiptarëve: Data 11 Maj tani afër, janë zgjedhjet! Kam qenë qysh i vogël i ndjeshëm … Votoni për…

9 Maj, 2025

Reagon Luiz Ejlli pas shpalljes së pafajsisë: Beteja ime e gjatë me padrejtësinë
Show Biz

Reagon Luiz Ejlli pas shpalljes së pafajsisë: Beteja ime e gjatë me padrejtësinë

9 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 9 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 9 maj 2025

9 Maj, 2025

Gjesti feston ditëlindjen: Ja sa vite mbushi dhe kush ishte personi i parë që e uroj
Featured

Gjesti feston ditëlindjen: Ja sa vite mbushi dhe kush ishte personi i parë që e uroj

8 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com