InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha: Paketa e dhembshurisë do fillojë me personat me aftësi të kufizuara! Të vësh taksa mbi ju është absolutisht amorale

14 Prill, 2025
in Politikë
A A
Berisha: Paketa e dhembshurisë do fillojë me personat me aftësi të kufizuara! Të vësh taksa mbi ju është absolutisht amorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se paketa e dhembshurisë do të nisë me mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

Në takimin që pati me këtë kategori këtë të hënë, lideri i opozitës ka dënuar politikat aktuale që vënë taksa mbi këta individë, duke e quajtur këtë veprim absolutisht amoral. Berisha ka garantuar se qeveria e ardhshme do të përmbushë kërkesat e nevojshme për përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë grup të shoqërisë, duke përfshirë heqjen e taksave dhe mbështetje për sigurimet shoqërore për kompanitë që punësojnë persona me aftësi të kufizuara.

“Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet që bëtë. Do doja që këto diskutime që bëtë sot, do mund t’i dëgjonte një shqiptar me zemër.

Për të kuptuar atë që thashë me shumë keqardhje në fillim se ju jeni njerëzit më të braktisur të këtij vendi.

Për të dëgjuar se si kjo qeveri, një kuadër ligjor dhe trajtimi që kishim vendosur ne, kuadër fillestar e quaj unë, dhe ai ishte për t’u ndërtuar, se si edhe atë e zhdukën, e reduktuan, e zvogëluan dhe e injoruan. Iu injoruan juve!

Në qoftë se mendon jetesën e një njeriu që ka lindur me shikim të humbur, me 140 mijë lekë në muaj, faktikisht ti e lë atë në mëshirë të fatit.

Ju e bëtë shumë të drejtë përllogaritjen zoti kryetar të familjes, të cilës me laps në dorë, me shumë të drejtë, i duheshin 390 mijë lekë për një jetë minimale normale. Janë absolutisht të vërteta këto që thatë ju.

Kur kam thënë minimumi jetik 200 euro, kam pasur parasysh minimumin jetik për person. Por përveç kësaj, ne parashikojmë edhe disa lehtësira të tjera.

Ne parashikojmë që ushqimet ta blihen pa taksa nga ju. Kjo do të thotë se do dorëzohen faturat e ushqimeve të blera dhe do merren 20 përqindëshi i çmimit, që përbën 450 euro në vit. Me pensionet e sotme, përbën 3 pensione dhe më shumë.

Të kërkosh pagesa, të vësh taksa mbi ju, është jo vetëm e kundërligjshme, që nuk ka asnjë bazë ligjore, por është absolutisht amorale gjer në fund.

Të rëndosh një person me aftësi ndryshe me taksa njëlloj si atë që ka aftësitë normale, këtë nuk mund ta bësh normalisht kurrë.

U garantoj se ato pagesa që bëni, do hiqen absolutisht. Jo vetëm që do hiqen, por qeveria kompanive private që punësojnë qytetarë me aftësi ndryshe, do u paguajë sigurimet shoqërore.

Qeveria do të detyrojë të gjitha institucionet që ju thatë. Aq është ligji. Në 25 punonjës, një duhet ta kenë. Dhe do ta bëjnë sepse është një test i fuqishëm jo vetëm i zbatimit të ligjit, por edhe i dhembshurisë së shoqërisë. Sepse morali është themeli i çdo zhvillimi.

Ju thoni e kanë zbritur në 100 mijë lekë naftën. A e dini ju se të gjitha këto jahtet luksoze, që i shtrojnë nga një drekë apo darkë Edi Ramës, vijnë dhe marrin 500 mijë deri në 1 milion litra naftë? Dhe thotë se po na ndërojnë që po vijnë se na bëjnë reklamë. Çfarë reklame po na bëjnë?

Po qe se vjen, mirësevjen, të shtroj unë një drekë, por naftën nuk ta jap me 50 lekë se nuk e kam timen. Naftën e blej me para të qytetarëve. Është e paimagjinueshme. Pra, merrni me mend se çfarë shpirti ka. U heqin ju naftën dhe e çojnë tek miliarderët.

Lidhur me qendrën kombëtare, absolutisht do ketë administrimin më transparent që do vendosim bashkërisht. Këtë program do e shkruani ju.

Ky është projekti që kemi paraqitur, por unë gjer tani nuk dëgjova asnjë teprim, asnjë kërkesë abuzive nga ju, përveçse kërkesat më minimale për mbijetesë dhe që janë 100 përqind të mundshme për t’u realizuar pa cenuar asnjë qytetar tjetër, askënd.

Këtu të dashur miq ka një vjedhje të papërmbajtur, ju nuk mund ta imagjinoni. Kur kryeministri hap shishen e verës 33 mijë euro, u garantoj se hera e parë në jetën time që dëgjoj që një kryeministër hap shishe 33 mijë euro. Princat e hapin, por kryeministrat jo. Nuk blejnë kryeministrat, asnjë kryeministër, kam qenë në të gjitha kancelaritë e mëdha, në Shtëpi të Bardhë, Elize, Japoni dhe në kancelarinë gjermane dhe nuk kam parë kurrë unë një Kopsht Edeni 5 milion euro për të kënaqur këtë njeri, që shumë epitete nuk mund t’i vësh, por nuk do ndalem në to…

Një njeri që në shpirtin e tij nuk ka pikën e njerëzisë. Dhe tani, duke e ditur që u ka injoruar totalisht, jo vetëm ju, por edhe qytetarët, kjo tregon mendësinë e tij.

Si mund të tatosh ti njëlloj njeriun me aftësi ndryshe me tjetrin?

Çfarë pagese kujdesi qenkan 20 mijë lekë nga 120 mijë që ishin?

Ky ndoqni politikën, ikni, ikni, ikni. Kjo është çnjerëzi.

Dhe një gjë u garantoj, që programi juaj, në mënyrë absolute do zbatohet 100 përqind dhe kuadri i zbatimit të tij do jetë i pari i paketës së dhembshurisë.

Paketa e dhembshurisë do jetë 3 muajt e parë. Por ajo do të fillojë me ju.

Kurrë mos të harrojmë, ne kemi projektin e Shqipërisë Madhështore, por Mahatma Gandi e ka lënë të pavdekshme thënien se madhështia e një kombi provohet në qëndrimin që mban ndaj anëtarëve të tij në nevojë.

Jemi në një fushatë elektorale, natyrisht normale që në këtë fushatë forcat politike të hartojnë programin dhe të paraqesim programin dhe ne jemi mirënjohës për të gjitha diskutimet që bëmë.

Shikoni çfarë bën. Çdo ditë në një përqeshje me qytetarët shqiptarë, sikur ata nuk kanë hallë, merret me zhapinj, më kënetën, merret me bufin, merret me Lulin, fut dhe Bravën në valle, hajde të bëjmë pak gallatë se kështu duan shqiptarët.

Jo mor zotëri, nuk duan gallatë shqiptarët. Shqiptarët kanë halle shumë. Shqiptarët duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri, duan të jetojnë si njerëz në këtë vend, duan të kenë gjërat bazë të siguruara, duan që fëmijët e tyre të ndërtojnë ëndrrat në Shqipëri.

Dhe unë u siguroj se ky program ka qëllimin kryesor dhe u garantoj se do zbatohet pikë për pikë”, u shpreh Berisha.

Të Lidhura

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025
“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!
Politikë

“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!

14 Maj, 2025
Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.
Politikë

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

9 Maj, 2025
Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Pas 2013 u larguan 45 për qind e shqiptarëve, Shqipëria u mbulua nga droga dhe krimi
Politikë

Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Pas 2013 u larguan 45 për qind e shqiptarëve, Shqipëria u mbulua nga droga dhe krimi

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore
Aktualitet

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore

7 Qershor, 2025

Një vit pas divorcit me Ledri Vulën! Kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën Sara Hoxhës? (FOTO)
Show Biz

Një vit pas divorcit me Ledri Vulën! Kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën Sara Hoxhës? (FOTO)

7 Qershor, 2025

Psikologe Marsela Lekli: Si ndikon vapa tek personat me probleme të shëndetit mendor dhe pse duhet të marrin masa
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Si ndikon vapa tek personat me probleme të shëndetit mendor dhe pse duhet të marrin masa

7 Qershor, 2025

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com