InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Nga rritja e pagave tek shëndetësia e strehimi, çfarë përmban programi i PD për shqiptarët

12 Prill, 2025
in Politikë
A A
Nga rritja e pagave tek shëndetësia e strehimi, çfarë përmban programi i PD për shqiptarët

Partia Demokratike këtë të shtunë ka prezantuar programin e saj elektoral për zgjedhjet e 11 Majit, ku në fokusin e demokratëve janë ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe strehimi.

Prezantimin e programit të Partisë Demokratike, e bëri anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi, i cili tha se demokratët do të ndërmarrin një sërë reformash për kthimin e vendit në normalitet.

Demokratët zotohen se me ardhjen në pushtet, do të ndërmarrin nismën për Paketën e Emergjencës, e cila përmban miratimin e minimumit jetik prej 200 eurosh për pensionistët, invalidët dhe ndihmën ekonomike.

Një ndër shtyllat kryesore e programit të PD-së është edhe rritja e pagave, ku paga minimale sipas demokratëve do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja 1200 euro.

Po ashtu, PD ka një plan për ndërhyrjen në sektorin e shëndetësisë, ku premtohet dyfishimi i buxhetit. Ndërsa pikat e tjera të tjera të programit të PD-së janë rinia, strehimi dhe arsimi.

Pikat e programit të PD:

1- Ndërhyrja e parë, emergjente dhe e drejtpërdrejtë është Paketa e Emergjencës. Nuk mund të flasim për rritje ekonomike dhe turizëm ndërkohë që pensionistët, familjet e reja, të rinjtë jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pabarazia sociale është e skajshme.

Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor.

Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.

Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.

2- Çmimi i energjisë 7 lekë/Kë/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme.

3- Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor:

Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare.

Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët.

Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe garantimi i cilësisë së tyre, duke i dhënë fund ferrit të ilaçeve skadente dhe çmimeve të papërballueshme nga shtresat më të brishta ekonomikisht.

4- Programi për rininë, synon t’i japë fund dramës familjare dhe shoqërore të shpopullimit. Çdo prind meriton t’i ketë afër bijtë dhe bijat e veta. Çdo i ri meriton të ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjinën e pashkëputur kulturore.

5- Dyfishim i buxhetit për arsimin. Çdo teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor kyç. E nuk mund të ketë arsim modern pa një model serioz të financimit në nivelin e pagave, në shpërblim të kërkimit shkencor dhe në investime në pajisje dhe infrastrukturë arsimore.

6- Zërimi i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve. Të rinjtë shqiptarë e kanë dëshmuar në të gjithë botën se kanë shkëlqyer në rezultate studimi, pune dhe sipërmarrje. Është koha që këtë energji ta shfrytëzojmë në shtëpinë tonë.

7- 1 çati për çdo çift. Saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift.

Ndërsa në fund u theksua se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në administratë, infrastrukturë dhe mirëmenaxhim të buxhetit.

“Qeverisja e Ramës ka qenë dështim”/ LaCivita: Programi i PD, njësoj si i Trump

Gjatë fjalës së në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, drejtuesi i fushatës së PD-së Chris LaCivita, është shprehur se 12 vitet e qeverisjes së Ramës kanë qenë një dështim, ndërsa për Sali Berishën, tha se është mik i familjeve shqiptare.

Ai krahasoi programin e PD-së me atë të presidentëve amerikanë Roland Regan dhe Donald Trump, duke thënë se synon uljen e taksave dhe ka në qendër familjet.

“Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh.

Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare.

Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.
Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.

Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet.

Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore!“, tha LaCivita.

Berisha: “Programi i PD, më i miri në 34 vite!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të PD.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shpjeguar se projekti i PD është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke theksuar se është më i miri që vendi ka parë gjatë 34 viteve të fundit.

Berisha ka përmendur se, madje edhe Partia Socialiste, e cila ka qeverisur për shumë vite dhe ka qenë e njohur për mashtrimet dhe vjedhjet, tani po e vlerëson dhe kopjon projektin e PD.

Ai ka bërë një krahasim me industrinë e teknologjisë, duke iu referuar Nokia dhe Apple. Sipas tij, Nokia ishte një kompani që arriti kulmin e saj, por kur tentoi të kopjonte iPhone të Apple, ajo dështoi.

Në këtë mënyrë, Berisha ka dënuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e quajtur projektin e tij si një tentativë për të vjedhur dhe mashtruar.

“Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar elektoral të PD-së. i dashur zoti Chris LaCivita, të dashur miq tanë të pranishëm. Të dashur të ftuar. Përfaqësues të forcave të koalicionit të ardhshëm qeveritar, ju dhe opozitarëve kudo ndodheni.

Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por Shqipërinë, shqiptarët, për transformimin e saj, për dekadat që vijnë. Shumë mirënjohje për ju.

Sot jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite nuk e ka patur ndonjëherë Shqipëria. Një projekt që PS, u kthye ta vjedhë dhe ta kopjojë, ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi që nuk ka projekt. Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar, Askush nuk gënjehet.

Tre dekada më parë Nokia ishte në zenithin e teknologjisë dhe Apple nxori Iphonin e parë shumë lart dhe shimë herë mbi Nokian. Nokia provoi ta kopjoi, por Apple vazhdoi të përmirësojë iPhonin e saj. Kopja mbetet kopje, nuk shitet, nuk pranohet“, tha Berisha.

Të Lidhura

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025
“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!
Politikë

“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!

14 Maj, 2025
Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.
Politikë

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

9 Maj, 2025
Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Pas 2013 u larguan 45 për qind e shqiptarëve, Shqipëria u mbulua nga droga dhe krimi
Politikë

Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Pas 2013 u larguan 45 për qind e shqiptarëve, Shqipëria u mbulua nga droga dhe krimi

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë
Sport

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë

8 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 8 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore
Aktualitet

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore

7 Qershor, 2025

Një vit pas divorcit me Ledri Vulën! Kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën Sara Hoxhës? (FOTO)
Show Biz

Një vit pas divorcit me Ledri Vulën! Kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën Sara Hoxhës? (FOTO)

7 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com