Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithe territorin shqiptar.
Për rrjedhojë gjatë orëve të paradites do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë, ku në zonat verilindore dhe lindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.