Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.
Jonaid Myzyri ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 08:50 dhe është futur brenda ambienteve të organit hetues pa bërë komente për mediat.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në SPAK të Kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike.