InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha: Pensionet do indeksohen dyfishin e inflacionit, do të vendosim pagën për çdo orë pune

5 Prill, 2025
in Aktualitet
A A
Berisha: Pensionet do indeksohen dyfishin e inflacionit, do të vendosim pagën për çdo orë pune

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sindikatave të Bashkuara, kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi angazhimin e opozitës për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë, duke bërë të qartë se në një qeverisje të ardhshme, pensionet do të rriten me 20% dhe do të indeksohen dyfishin e inflacionit.

Ai u shpreh gjithashtu se, nuk do të ketë më rroga nën 500 euro, dhe se një nga prioritetet do të jetë krijimi i një klimë miqësore për biznesin, duke siguruar lehtësira fiskale për sipërmarrësit.
“Pensionet do rriten me 20 përqind dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit.
Jo vetëm kaq, pensionistët dhe rrogëulëtit, sepse rrogat e ulëta nuk do mund të ketë rrogë të ulët nën 500 euro. Jo!

Ne luftojmë shumë për një klimë miqësore për biznesin dhe unë garantoj çdo sipërmarrës se ky imponim ligjor i qeverisë do shoqërohet me lehtësira të mëdha fiskale në mënyrë që ata përsëri të kenë fitimin që meritojnë, të investojnë, të punësojnë dhe të zgjerojnë punën e tyre.
Por rrogë nën 500 euro nuk mund të ketë.
Pas kësaj, ne do vendosim pagën për orë pune. Ne do ecim në rrugën që ecin vendet e lira. Vendet e lira nuk ecin në rrugën e shfrytëzimit të egër, ecin në rrugën e përhapjes së mirëqenies, rritjes së nivelit të jetesës së tyre.

Pensionistët do kenë kartën e konsumatorit.
Karta e konsumatorit parashikon që ata të marrin 20 përqindëshin që paguajnë si TVSH çdo 6 muaj, dmth do marrin rreth 450 euro në vit zbritje të çmimeve të ushqimeve dhe gjërat bazë.
I garantoj pensionistët dhe të gjithë të moshuarit se lista e rimbursimeve do jetë identike me Italinë.
Do merret lista e rimbursimeve që Italia ka për qytetarët e vet dhe ne do e vendosim këtu. Ne nuk jemi si Italia, por për ilaçet do të jemi ne se ilaçet nuk janë luks.

Dhe jo vetëm kaq, në Shqipëri nuk mund të shiten ilaçe kurrë përveç atyre që tregtohen në dy vende anëtare të BE.
Ne parashikojmë dhe do zbatojmë përgjysmimin e çmimit në të gjitha udhëtimet ndërurbane të pensionistëve. Kjo është kompetencë e qeverisë.

Të dashur miq, në këtë përpjekje ka një element thelbësor, përpjekjen për dinjitet njerëzor.
Nuk mund të lësh kurrë ti atë që ka punuar gjithë jetën dhe t’i thuash tani se ky fondi i pensioneve këtu është keqmenaxhuar nga qeveritë, nuk më lë mua të rris pensionet. Ky është mashtrim publik.
Se vërtet ky fondi nuk i ka paratë për t’i rritur, por nga buxheti mund të çosh paratë për të rritur këtë fondin. Qeveria e Kosovës 4 muaj përpara mori 100 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe i çoi në fondin e pensioneve dhe rriti pensionet 20 përqind. A shkoi Kosova në humnerë?
Ky njeri, që zhgërryhet në luks, që ka saraje me vilë me themele dy herë më të gjata se ajo e Enver Hoxhës, që ka një park-oborr rreth vilës prej 850 metër katrorë, 4 herë më i madh se i Enver Hoxhës, ky nuk do t’ia dijë për të tjerët.
Ky hap shishe 33 mijë euro.
Ky udhëton me avion, shpenzon 21 milionë euro me avion taksi në dispozicion, në një kohë kur kancelari i Austrisë udhëton me linjë tregtare. Austria është nja 10-15 herë më e pasur se ne, por ai udhëton me linjë tregtare. Edhe ministrat e tij. Ministrat e tij ulen me biftek 1 mijë euro se ky hap shishen.
A kishit dëgjuar ndonjëherë ju të dashur miq, 10 mijë euro në muaj lavazhi i veturës së Lubi Ballukut?
Po, është real. Janë dokumente zyrtare. Tejkalojnë imagjinatën.
Imagjinoni ju se sa u dhimbset, se çfarë ndjenjash kanë këta për ata pensionistë që marrin 100 euro, 67 euro. Ata u duken miza, ata nuk ekzistojnë. Ata i ka verbuar luksi, i ka verbuar vjedhja”, u shpreh Berisha.

Të Lidhura

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026
Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026
Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026
Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026
Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026
Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com