Gëzuar Fitër Bajramin! Harmoni, Paqe dhe Solidaritet!
Me nder dhe kënaqësi mora pjesë në pritjen e Fitër Bajramit, të organizuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu. Ky takim ishte një moment i rëndësishëm reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi vlerat e besimit, paqes dhe solidaritetit.
Ishte një kënaqësi e veçantë të bashkohesha në këtë pritje me Allison Dyess, Zv. Kryeshefen e Ambasadës së SHBA-së, Kryepeshkopin e Tiranës, Arian Dodaj, si dhe Kryepeshkopin e sapoemëruar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi. Ky prani e përbashkët ishte një dëshmi e fortë e harmonisë dhe respektit mes komuniteteve fetare në Shqipëri.
Në këtë ditë të shënuar, uroj që Fitër Bajrami të sjellë mbarësi, lumturi dhe begati për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shoqërinë shqiptare. Le të vijojmë të ruajmë dhe të forcojmë harmoninë fetare, një pasuri e çmuar që na bashkon dhe na bën më të fortë si komb.
