Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi hetimet që po kryhen ndaj Arbër Veliajt.
Sipas gazetares, të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt janë nën hetim dhe po kontrollohet aktiviteti i tij financiar.
“Kompanitë e Arbër Veliajt janë në hetim. Janë kontrolluar bizneset është dhënë urdhër për sekuestrimin e telefonit. Po shihen të gjithë transaksionet dhe kontrata që ka patur. Mes kompanisë së Ajolës dhe Arbër Veliajt ka patur transaksione. Është një hetim që po zhvillohet. Po kontrollohet aktiviteti financiar i Arbër Veliaj” – tha gazetarja./korrieri