InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Orët e “Trimërisë” së Lalit!

22 Mars, 2025
in Opinione
A A
Orët e “Trimërisë” së Lalit!

Erion Dasho

Statusi i fundjavës, 22.03.2025

Trimëria është një tipar për të cilin Lali hajdut i Boratit nuk është shquar kurrë. I njohur për mungesën e karakterit dhe servilizmin, po aq sa edhe për intrigat e fshehta, Lali ka vite që krahasohet me Uriah Hipin, personazhin famëkeq të Dikensit, simbolin e hipokrizisë, mashtrimit dhe falsitetit.

Jo shumë njerëz kanë “luksin” që kur u bie një fatkeqësi, të tjerët të hapin shishe shampanje. Apo që edhe ata që kanë votuar gjoja masivisht vetëm dy vjet më parë të ndihen të lehtësuar dhe të thonë “shyqyr”.

Duke patur parasysh karakterin (më saktë mungesën e tij) dhe profilin publik të Lalit, të gjithë u habitën me “kryengritjen” e para disa ditëve kur ai nga burgu firmosi shkarkimin e kryetares së komanduar nga Borati në Bashkinë e Tiranës për ta zëvendësuar me një besnike të vetën.

Kjo sepse nëse sheh me vëmendje karrierën e Lalit, ajo ka vetëm një emër, VEGËL! Vegël e prodhuar dhe e latuar me kujdesin më të madh nga “ustai” që ka mbi 30 vjet që është përpjekur dhe më së fundi arriti të kapë majat më të larta të politikës shqiptare.

Ky usta djallëzor nuk mund të jetë askush tjetër veç Xhorxh Sorosit dhe Lali nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një prej kukullave të shumta të të parit.


Erion Veliaj do të kthehej në Shqipëri në fillimin e viteve 2000. Nuk mund të ishte më shumë se 23 ose 24 vjeç. Në moshën, kur pjesa më e madhe e të rinjve janë ende duke fshirë nga buzët qumështin e nënës, Lali pretendonte se kishte përfunduar studimet universitare dhe se kishte punuar në disa dhjetëra vende në Afrikë dhe Amerikën Latine. Akuza se ka paraqitur një diplomë false qarkulloi shumë në media dhe median sociale, por asaj nuk ju shkua kurrë deri në fund.

Por përse duhej të kthehej Lali në Shqipëri pikërisht në vitin 2002 ose 2003?

Përgjigja ndodhet tek fakti se në vitin 2000, një tjetër kukull e Sorosit ishte vendosur Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ishte projektuar të ishte qehajai i Shqipërisë, vend i cili do të kthehej në timarin ballkanik të Sorosit dhe fondacionit të vet famëkeq.

Dy lëvizjet e para politike të Erion Velisë u përllogaritën deri në detaje për të mbështetur dhe përshpejtuar karrierën politike të Boratit.

Lëvizja MJAFT rrënoi imazhin e Fatos Nanos duke e luftuar atë si kryeministër dhe hapur rrugën Boratit në parti. Ndërkohë që lobistët e Sorosit përtej oqeanit, me sa duket, kishin bërë punën e tyre për t’i hequr Nanos mbështetjen edhe brenda administratës amerikane. Rezultati ishte rrëzimi i Fatos Nanos dhe ardhja e Boratit në krye të opozitës.

Lëvizja e dytë e Lalit erdhi me krijimin e G99 si përpjekje kësaj radhe për të ndihmuar në ardhjen në pushtet të Boratit dhe opozitës. Në vitin 2009 aksionet e Partisë Demokratike ishin në pikën më të lartë, ndërkohë që Borati nuk ishte kurrkund. “Pronari” Soros shpresoi se kuotat e fituara nga lëvizja MJAFT mund të përktheheshin në kuota politike. Ndonëse gaboi në përllogaritje, 13 mijë votat e G99-ës mund të kenë qënë të mjaftueshme për ta mbajtur PD-në fiks në 70 mandate dhe ju afruar kësisoj rrotacionit politik.

Me dështimin e G99-ës, Veliajt ju dha urdhëri për t’u futur zyrtarisht nën hyqmin e Boratit. Shërbimet që deri në atë kohë ishin bërë në distancë dhe fshehtas, tanimë do të bëheshin hapur.

Vazhdimi dihet. Veliaj u shndërrua në “Lalin e Boratit” për t’u bërë deputet, ministër dhe kryetar bashkie. Në parti, në media dhe në imazhin publik i pranuar botërisht si numri dy i rilindjes.


Në këtë histori të shkurtër politike të Erion Velisë, karakteristika ka qënë ajo që përmenda më lart. Ai nuk ka qënë asnjëherë një personazh real, me synimet, dëshirat dhe objektivat e veta politike apo shoqërore.

Ai ka qënë që nga momenti kur rivendosi këmbën në Shqipëri një projekt ndihmës, një shtojcë, një rrugicë për të lehtësuar ardhjen në pushtet të kryekukullës së vërtetë të Sorosit në Shqipëri, Boratit!

Nga ai nuk kërkohej as guxim, as trimëri, as mençuri dhe madje as edhe djallëzi për të lundruar në labirintet politike të partisë së dikurshme socialiste, sot e gëlltitur dhe e tretur nga sekti i rilindjes. Me këto merrej Borati dhe mjeshtri i kukullave përtej oqeanit, Sorosi plak.

Nga Lali në 24 vjet u kërkua vetëm t’i përmbahej në çdo pikë skenarit, të merrte iniciativën kur i kërkohej, të firmoste kur i kërkohej, të hapte gojën dhe të lëvizte duart kur USTAI lëvizte fijet që komandojnë kukullën.

Për këto arsye “trimëria” Lalit me emërimet në Bashkinë e Tiranës zgjati vetëm 24 orë. Dy pronarët e tij, shefi i madh përtej oqeanit dhe Borati në Shqipëri i thanë:

“Lali! Kemi hallin e kokës sonë tani! Siç ke shërbyer deputet, ministër dhe kryebashkiak, shërbe edhe ca vjet si burgaxhi! Në fund të fundit, ky është fati i atyre që janë krijuar për t’u përdorur…”

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë
Show Biz

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

12 Tetor, 2025

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025

12 Tetor, 2025

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com