Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.
Një betoniere është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz” dhe pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakës, ndërsa shoferi i betonieres është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin.
Mjeti “Mercedes Benz” është konstatuar duke u djegur nga efektivët e shërbimit të qarkullimit rrugor rreth orës 23:50, dhe pranë saj edhe betonieren. Mësohet se pas konstatimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar një mjet zjarrfikës i Kamzës, por ka qenë tepër.
Brenda automjetit “Mercedes Benz” ndodheshin 4 të rinj, shoferi E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, të cilët fatkeqësisht humbën jetën duke u djegur brenda mjetit.
Policia raporton se në vijim të veprimeve e ka lokalizuar dhe e ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e betonieres, shtetasin A. K, 24 vjeç.