I pyetur në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, se çfarë do t’i thoshte Edi Ramës dhe Erion Braçes kur t’i kishte përballë në Parlament, kandidati për deputet në PD dhe ish-prorkuroi Arjan Ndoja, tha se do të kontribuojë maksimalisht që ata të mos jenë në pushtet.
“Këta nuk mbajnë përgjegjësi për fjalët që thonë. Personalisht, këta dy persona që thua ti unë i shoh me keqardhje. I mëshiroj për ato që kanë thënë ndaj meje. I mëshiroj personalisht, ndërsa politikisht po ju them: Do kontribuoj maksimalisht deri në fund që ata të mos jenë në pushtet. Unë personalisht”, tha Ndoja.
Sipas kandidatit Ndoja, Rama dhe Braçe nuk mbajë përgjegjësi për ato çfarë thonë kundrejt personavetë tjerë, ndërsa shprehet i keqardhur për mënyrën sesi është sulmuar prej tyre.
Pyetje:‘Do të hyni në Parlament dhe do të keni përballë Edi Ramën dhe Erion Braçen. Çfarë do t’i thoni atyre kur t’i keni përballë kur t’i keni në interpelancë ose foltoren e Kuvendit?’
Ndoja: Ata sigurisht do ta kenë një arsye që kanë bërë këto sulme kaq represive ndaj meje. Por sigurisht, mbi bazën e fjalëve të atyre duhet të jemi të kujdesshëm që një kryeministër ose një funksionar i lartë shtetëror nxit ndjenjat të pakontrolluara dhe persona të pa kultivuar dhe pa arsimuar që të bëjnë këto veprime në raport me të tjerët. Ne e dimë që kur përmendet emri i një personi tjetër në Parlament, ky person ose do t’i nënshtrohet ndonjë procedure hetimore, ose larg qoftë do të jetë objekt i ndonjë sulmi fizik ndaj jetës ose ndaj shëndetit. Këta duhet të jenë më të kujdesshëm, por nuk i vë re, sepse formimi i tyre ua lejon të bëjnë kështu.
Një aktor, ose një piktor apo skulptor, e shpreh më shumë mendimet e tij nëpërmjet vendosjes së një skulpture, pikture, të cilën ne njerëzit e tjerë nuk e kuptojmë dot. Ne kemi artin e fjalës, të juristit. Dimë ta shtjellojmë fjalën, dimë ta flasim bukur por dimë ta flasim edhe saktë sepse nuk duam të përballemi me pasojat.
Këta nuk mbajnë përgjegjësi për fjalët që thonë. Personalisht, këta dy persona që thua ti unë i shoh me keqardhje. I mëshiroj për ato që kanë thënë ndaj meje. I mëshiroj personalisht, ndërsa politikisht po ju them: Do kontribuoj maksimalisht deri në fund që ata të mos jenë në pushtet. Unë personalisht.