Sot, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shtrëngatash dhe stuhi ere.
Pjesa e dytë e ditës pritet me shi të dobët dhe lokal, ndërsa në veri dhe verilindje mund të ketë rrebeshe të izoluara. Temperaturat do të variojnë nga 4°C në Bulqizë deri në 23°C në Fier dhe Kucovë.
Era do të fryjë mesatarisht deri e fortë, mbi 45 km/h, dhe do të krijohet dallgëzim 4 ballë në brigjet detare.