Ish-fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit përshtypjet e saj pas hyrjes në shtëpinë e famshme si mysafire.
Aktorja veçoi një moment të veçantë gjatë vizitës së saj: “Ndjeva super energji nga një përqafim… që shpresoj mos të ketë kushtuar 10 mijë euro,” duke ironizuar në lidhje me rregullat e dënimeve brenda shtëpisë. Ajo përmendi edhe mungesën emocionale të disa banorëve, pavarësisht se fizikisht ishin të pranishëm, si dhe një banore që e ngatërroi për rivale për shkak të reagimeve të saj.
Një tjetër detaj që bëri bujë ishte përmendja e puthjes me Laertin, një nga konkurrentët e BBVA. Egla e sqaroi qartë se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë nëse do të kishte pasur mundësi keqkuptimi. “Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, prandaj nuk ka nevojë për sqarime,” u shpreh ajo.
Duke përmbyllur mesazhin e saj, Egla deklaroi se tashmë ka në mendje tre finalistët dhe madje ka zgjedhur edhe fituesin e këtij edicioni, duke nënvizuar se ai është një mashkull.
