InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

14 Mars, 2025
in Të ndryshme
A A
Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot, më 14 mars festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera.

Origjina e Ditës së Verës

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite. Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare.

Të Lidhura

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

TË FUNDIT

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com