Ndër emrat më të votuar në primaret e zhvilluara për qarkun e Tiranës, Arjan Hoxha, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë Kamëz në zgjedhjet e 14 majit 2023, mori besimin e demokratëve dhe të strukturave të PD për të kandiduar për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë që do të mbahen më 11 maj 2025.
Edhe pse në listën e hapur, z. Hoxha ka shprehur entuziasmin e tij se pas datës 11 maj do të ulet në karrigen e deputetit duke premtuar se do të jetë një zë përfaqësues si dhe do të jetë në anën e qytetarëve në mbrojtje të interesit të tyre.
Përmes profilit të tij facebook ai ka falënderuar të gjithë demokratët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë kandidaturës së tij, si dhe kryesinë e PD për vlerësimin dhe besimin ndaj tij.
Për më shumë, postimi i plotë:
🔵 Të nderuar demokratë, qëndrestarë dhe qytetarë të Kamzës, Paskuqanit e mbarë Tiranës,
Me mirënjohje dhe respekt të thellë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të palëkundur. Besimi dhe përkushtimi juaj janë forca që na udhëheq drejt fitores!
🔵 Një falënderim i veçantë shkon për lidershipin dhe Kryesinë e PD-së për vlerësimin dhe përzgjedhjen time si kandidat për deputet, si dhe për strukturat e Degës së PD Kamëz-Paskuqan për angazhimin, sakrificën dhe punën e palodhur në mbrojtje të vlerave tona demokratike. Ju jeni zemra e kësaj beteje, dhe me unitet e vendosmëri, do ta rikthejmë Kamzën në identitetin e saj të vërtetë politik!
Gjithashtu, dua t’u uroj suksese të gjithë kandidatëve të Partisë Demokratike në këtë garë të rëndësishme. Së bashku, me vizion të qartë dhe energji të palodhur, do t’i japim Shqipërisë ndryshimin që meriton dhe do të rikthejmë shpresën tek çdo qytetar.
Beteja jonë kërkon përkushtim dhe angazhim të çdo demokrati dhe qytetari.
🔵 Le të trokasim në çdo derë, të bisedojmë me çdo qytetar, të shpalosim programin tonë të shkëlqyer dhe të ftojmë secilin prej tyre që të na bashkohet në këtë betejë historike drejt fitores së madhe të 11 Majit!
✔️ Unë, Arjan Hoxha, ju siguroj se nesër, si përfaqësues i juaji në Parlament dhe në qeverisjen e PD, do të jem gjithmonë në krahun tuaj.
Dera ime do të jetë e hapur për çdo qytetar, për çdo shqetësim dhe për çdo ide që çon përpara qytetin dhe vendin tonë!
🔵 Kamza ka qenë dhe do të mbetet bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike!
Me mbështetjen dhe përkushtimin tonë të përbashkët, do të tregojmë se PD është forca që mbron interesat e qytetarëve dhe garanton një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Unë, Arjan Hoxha, bashkë me ju, me guxim, besim dhe bashkim, do ta bëjmë realitet fitoren tonë më 11 Maj! ✌️✌️🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸