Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka prezantuar listën e kandidatëve të PS për qarkun e Korçës.
Ai u shpreh se PS do synojë 7 deputetë në Qarkun e Korçës.
“Do të kemi 10 kandidatë. Lista e mbyllur ka 3 deputetë. Do të jetë Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari”, u shpreh Peleshi.
Sakaq, lista e hapur do të ketë Alfons Olldashin, Arjan Jaupllarin, Besa Spahon, Bledi Çomon, Eni Zaken, Eridjon Rustemin, Gëzim Gorën dhe Ilirjan Pendavinjin, Vasil Sterjovskin dhe Vinjola Rotën.
Qarku Korçë
Lista e Mbyllur:
Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Lista e Hapur:
Alfons Olldashi
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Bledi Çomo
Eni Zake
Eridion Rustemi
Gëzim Goro
Ilir Pendavinji
Vasil Sterjovski
Vinjola Rota