Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë. Kryeministri Edi Rama mund të garojë në Tiranë, siç edhe ai tha pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj përfundoi pas hekurave.
7 orë pas mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë, mësohet se Rama do të jetë në listën e hapur të kryeqytetit. Kjo do t’i krijonte kreut të PS hapësirë për të kërkuar dhe marrë sa më shumë vota.
Referuar listës së Tiranës, duket se do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra. Sakaq drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.
Krytetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë e kanë kërkuar edhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.