InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Shqipëria Madhështore”, Berisha reagon ndaj skeptikëve: I kuptoj, njerëzit janë të lodhur e të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës

6 Mars, 2025
in Politikë
A A
“Shqipëria Madhështore”, Berisha reagon ndaj skeptikëve: I kuptoj, njerëzit janë të lodhur e të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin e udhëhequr nga PD, “Shqipëria Madhështore”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli para gazetarëve për të shpjeguar pse aleanca e partive opozitare është alternative më e mirë e shqiptarëve në 11 maj.

Përballë skeptikëve për përdorimin e sloganit “Shqipëria Madhështore”, Berisha shpjegoi se programi i PD ndryshimin e vendit  është më realisti.

“Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët. Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria Madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë. Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme”, tha Sali Berisha.

Sipas kryetarit të PD Berisha, në vitet 2005-2013 e ka treguar se mund të ndryshojë Shqipërinë duke veçuar anëtarësimin e vendit në NATO apo liberalizimin e vizave.

“Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë?”, u shpreh kryetari i PD-së.

PD krijoi koalicion me 25 parti të tjera të opozitës, megjithatë ajo dështoi të krijonte një aleancë me të gjitha partitë e pozicionuara kundër qeverisë, pasi partitë e reja vendosën të garojnë më vete.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com