Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë. Ka të bëjë me vendimin e parë për vulën dhe logon e PD dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Agron Zhukri.
Alibeaj pohon se tashmë kanë ndryshuar pozitat, ndaj ka marrë dhe këtë vendim.
Për të rekursi është bërë në kohën kur ai ka qenë nënkryetar i PD (PD zyrtare), por tashmë ka krijuar një forcë të re politike, Djathtas 1912.
Në këto kushte sipas tij kur edhe është regjistruar në zgjedhje me një subjekt të ri, nuk ka më vlerë ligjore rekursi i bërë në GJL.