Silvja Gjepali
Të nderuar qytetarë të Qarkut Durrës,
Me përgjegjësi, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për qarkun Durrës. Pas gati 15 vitesh që jap kontributin tim në PD në këtë qytet, ky është një vendim i marrë me bindjen se qyteti ynë dhe i gjithë qarku meritojnë një përfaqësim të ndershëm dhe një politikë të bazuar në vlera, përgjegjësi dhe vizion të qartë për zhvillimin e tij.
Durrësi është një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, por për fat të keq, për vite me radhë ka vuajtur nga keqqeverisja dhe indiferenca ndaj problemeve të qytetarëve.
Ndaj ftoj të gjithë demokratët e ndershëm të Durrësit të bëhen pjesë e rrugëtimit tim, të më votojnë në Primaret më 1 mars.
Uroj suksese për të gjithë kandidatët në këto Primare dhe jam e bindur që do të kemi përfaqësimin më të mirë në të gjithë Shqipërinë për të arritur fitoren e 11 majit!
Vetëm me mbështetjen tuaj mund t’ia dalim.
Është rradha jonë!