Drejtues i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, në një intervistë për Ora News tha se brenda datës 2-3 Mars do të bëhet marrëveshja me PD-në, teksa shtoi se bashkimi duhet për të arritur në fitore.
Ai tha se synon që të bëhet deputet, teksa paralajmëroi një rezultat surprizë 4 me 3 në favor të opozitës në Qarkun e Beratit.
Maliqi: Brenda datës 2-3 do të bëhet marrëveshja me PD-në, por ama bashkimi duhet të për arritur në fitore. Veten e quaj lider lokal dhe dua të them se ka të bëjë shumë kandidati, pasi populli do kandidatë të ndershëm dhe që zgjidhnin hallet e popullit. Unë kam dalë këtu dhe kam thënë se mund të jetë surprizë qarku i Beratit 4 me 3, duke ditur që kandidatët duhet të jenë më kriter.
Duhet punë në bazë dhe duhet takuar votuesi. Nuk mendosh vetëm për tu bërë deputetë. Unë i kam vazhduar gjithmonë takimet e mia. Unë shpresoj që të bëhem deputet. Unë dua që të marr bashkinë e Kuçovës sepse është bashki e grabitur.