Mbrëmjen e djeshme, Gjesti mori një shpërblim të veçantë nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, në një ngjarje të mbushur me emocion dhe tension.
Ai u përball me “Valixhen e Tundimeve” në dhomën e surprizave, ku gjeti 7 zarfe, të mbushura me shpërblime dhe dënime, duke shtuar dinamizmin e lojës
Gjatë natës, Gjesti, ndonëse fillimisht i vëmendshëm, ra në gjumë dhe këtë moment e shfrytëzoi Vserlo, i cili ia doli të vjedhë dy zarfe pa u vënë re. Kjo theksoi natyrën strategjike të lojës mes banorëve.
Nga ana tjetër edhe Rozana arriti që t’i merrte dy zarfet e tjerë dhe ia fshehu te pajisjet e palestrës.
Sot, Vëllai i Madh befasoi sërish shtëpinë, duke sjellë një zarf të ri dhe duke u kërkuar banorëve të kthejnë zarfe të fshehura.
“Banorë, Vëllai i Madh ka sjellë në shtëpi ‘valixhen e tundimeve’, e cila siç u njoftua edhe dje i përket vetëm liderit. Askush nuk mund të hapë valixhen dhe të marrë ose të hapë zarfet përveç tij. Vëllai i Madh iu kërkon që të riktheni tani zarfet në valixhe”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Gjesti u gëzua shumë kur kuptoi se do të merrte zarfet dhe menjëherë nisi duke i hapur ato.