10 ditë para se të përfundojë afati për regjistrimin e diasporës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të vizitojë dy prej shteteve ku jetojnë më shumë shqiptarë: Itali dhe Greqi.
Sot, Berisha do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Parma, ndërsa pasditen e së dielës, Berisha do të takojë shqiptarët që jetojnë në Athinë.
Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani janë regjistruar më shumë se 200 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë në 11 maj.
Prej këtyre, 39% janë emigrantë në Itali dhe 28% në Greqi.
Për këtë arsye, në këto dy shtete është fokusuar edhe puna e partive kryesore.
Mësohet se dy ditë para se të mbyllet afati i regjistrimit të diasporës, Berisha do të shkojë sërish në Itali për të takuar shqiptarët që jetojnë në Milano.