Publikohet modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit. Këto janë modelet e fletës së votimit në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër.
Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, këtë herë do të shënohen me emra dhe jo me numra emrat e kandidatëve.
Ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka dërguar për konsultim modelet e fletës së votimit partive politike.