Sali Berisha ka dorëzuar një kërkesë zyrtare pranë KQZ, ku kërkon që PD të regjistrohet si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit.
Kjo kërkesë është një proces formal që të gjitha subjektet politike duhet të ndjekin për t’u regjistruar në garën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Partia Demokratike ka njoftuar se së shpejti do të ndërmarrë edhe procesin e primareve, përmes së cilave do të dalin kandidatët e ardhshëm në zgjedhje nga kjo forcë.
