Ditën e sotme aktori i njohur Jul Deda reagoi mbi situatën e pakëndshme të ndodhur në “BBVA4” ku Gjesti dhe G Bani hynë së bashku në tualet duke thyer rregullat.
Aktori nëpërmjet një videoje të postuar në rrjet u shpreh se ky është gjesti më i keq që mund të bëhet. Ndërsa më tej Juli thekson se banorët po kopjojnë gjërat më të këqija të ndodhura dhe më parë duke e krahasuar situatën e Gjestit me të Luiz Ejllit.
Nëpërmjet reagimit Juli thekson se Gjesti po mundohet të kopjoje sjelljen e Luizit, i cili nuk pati nevojë që tu thonte banorëve hajdeni, ndryshe nga artisti kosovar që u bën thirrje vajzave të hynë me të.
Mesa duket Jul Deda po ndryshon mendim në lidhje me banorin aktual të formatit në fjalë pasi para ca ditësh, ai po e përkrahte rrugëtimin e Gjestit në “BBVA4”.