Për ditën e Martë në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim reshjet me intensitet deri mesatar.
Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 7 ballë.