Debati mes Gertit dhe Laertit ka marrë një kthesë të papritur dhe dramatike. Në dhomën e rrëfimit, Gerti bëri një deklaratë të paprecedentë duke pohuar se Laerti është biseksual. “Është bi, po po, është bi i deklaruar”, tha Gerti me vendosmëri, duke ndezur kështu një tjetër debat të fortë mes banorëve.
Ky koment ka ngjallur reagime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Laerti u përpoq të mbronte veten duke shprehur hapur zemërimin e tij. “Ky njeri duhet të gjejë një jetë të vetën. Mama, mos i beso ato që thonë, ti e di mirë kush jam. Shpeshherë djalli për të arritur qëllimet e tij citon biblën”, tha ai në një moment emocional.
Nga ana tjetër, Gerti pretendoi se sjellja e Laertit po reflektonte një mungesë autenticiteti dhe se në debatet e fundit po sillte histori nga jashtë. Deklaratat e tilla kanë ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë ndarë mendime të ndryshme.