Gerti e ka nisur ditën e sotme duke bërë thashetheme për Laertin me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Siç bëri gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, edhe sot futi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri histori të tyre që kanë ndodhur jashtë.
Duke iu drejtuar Klajdit, Ferra thotë që ‘i ka kërkuar 200 mijë lekë se kishte fëmijën sëmurë’ dhe Vasili ia ka përmendur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Gerti: A e kuptove sa i pafytyrë është ai shoku jot dhe i imi. I kam kërkuar 200 mijë lekë se kisha vajzën shumë të sëmurë, edhe për bukë, për tre ditë i thashë sa të marr rrogën.
Klajdi: S’e di, sqarohuni vetë.
Gerti: Jo mo jo, dëgjo këtu, dëgjo ça po të thotë Gert Ferra se prandaj nuk kam folur, nuk flas dot në prime, flas këtu me ty dhe me të tjerët, dhe m’i përmendi.
Klajdi: Sqaroni vetë këtë muhabet, nuk shkon kështu për mendimin tim.
Gerti: Prandaj është burrë i keq.
Klajdi: Mirë, po sqarojeni vetë këtë muhabet
Aldo: Ai t’a përmendi atë natë, që aty t’i thoje ça, të vijë turp dhe aq.