Moderatorja e njohur Kiara Tito ditën e sotme feston 29 vjetorin e lindjes.
Ditëlindja e këtij viti e gjeti moderatoren në statusin e mamasë. Një dhuratë më të bukur se kaq nuk mund të kishte.
Por vlen të vlerësohet dhe dhurata që mori nga partneri, Luiz Ejlli. Kujtojmë se dyshja romantike prej 3 ditësh radar.al raporton se ndodhet në Maldive duke shijuar disa momente relaksi krah njëri-tjetrit, por pa Lunën.
Mbetet për t’u parë nëse Kiara do e festojë ditëlindjen larg të voglës së saj apo çifti do të rikthehet sot në Shqipëri.