Një 37-vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të policisë.
37 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.