Komandohet si kryetare e PD Shkodër Eljona Shkreli.
Gjatë fjalës së saj pas vendimit, Shkreli tha se ndihej e privilegjuar për këtë detyrë dhe shtoi se qëllimi i përbashkët i demokratëve në qarkun verior është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.
“Është vlerësim dhe përgjegjësi e lartë të drejtoj degën e Partisë Demokratike Shkodër!
Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë prof.dr.Sali Berisha dhe Kryesinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë për besimin ndaj meje duke më besuar përgjegjësinë e drejtimit te degës së Shkodrës që është edhe qyteti simbol i Partisë Demokratike, qyteti i lirisë dhe i revoltave anti komuniste të cilat ishin pikënisje të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri, në rrëzimin e regjimit Enverist dhe instalimin e pluralizmit.
Një falenderim të veçantë kam për Gjenarin Kapcari, i cili e drejtoi degën e Shkodrës në kohë shumë të vështira për Partinë Demokratike dhe opozitën.
Të gjithë së bashku, me drejtuesin politik te Qarkut Shkodër, profesor Luçiano Boçi, strukturat e PD-së, miqtë, kolegët, kontributorët ndër vite të kësaj partie, militantët, aleatët do ia dalim t’a çojmë Shkodrën edhe një herë tek vlerat e saj historike dhe kulturore duke e çliruar nga kthetrat e komunistëve rilindas, bandave kriminale dhe lekëve të drogës e korrupsionit. Të gjithë bashkë do t’ia dalim të fitojmë mbi regjimin e Ramës dhe hajdutëve të Tij në pushtet, sot, më të bindur se kurrë më parë.
Shkodra do i kthehet lirisë dhe shpresës sepse të gjithë bashkë, si ekip i Partisë Demokratike Shkodër do të bëjmë të mundur të garantojmë fitoren e padiskutueshme në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Bashkimi i të gjithë demokratëve do jetë fokusi kryesor i punës sonë të përbashkët sepse është koha të largojmë mëritë, inatet, qejfmbetjet dhe të bashkohemi në një kauzë të vetme:
Rrëzimin e pushtetit hajdut të Edi Ramës, Benet Becit dhe rilindasve që po i pijnë gjakun përherë e më shumë shqiptarëve e shkodranëve në këto 12 vite sundim diktatorial rilindas.
E bindur në fitoren e Partisë Demokratike, do punojmë fort që Shkodra t’i rikthehet vlerave të Saj antikomuniste si qyteti që u persekutua në sistemin Enverist dhe vazhdon të persekutohet nga pinjollët Enveristë në pushtetin Ramist!
Fitorja fillon nga Shkodra!”, tha ajo.