Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati këtë të mërkurë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.
Blutë e Tiranës njoftojnë se 57-vjeçari me iniciale A.S që ra nga lartësia është efektiv policie me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Aktualisht efektivi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.