VLORA– 30-vjeçari Kristian Marku është personi i cili u gjet i pajetë pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. 30-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”.
Sipas policisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier.