Pandeli Majkos i është besuar Qarku i Kavajas prej kohësh i njohur si bastion blu, ku ka marrë përgjegjësinë elektorale për zgjedhjet që pritet në mbahen në 11 maj. Kjo lëvizje e PS vjen një javë pasi deputetit socialist u largua si drejtues politik në Kukës, pasi në vend të tij u emërua Eduart Shalsi.
Kjo lëvizje e Partisë Socialiste përkon në një kohë kur kryedemokrati Sali Berisha e ka akuzuar Pandeli Majkon si një kriminel elektoral, i cili sipas tij në bashkëpunim me krimin ka vjedhur vota për qarkun e Kukësit në zgjedhje. Në lidhje me këtë ngjarje, Berisha deklaroi se ka një përgjim të SHISH që e fakton.
Nga ana tjetër, Majko i ka mohuar këtë pretendime, madje i ka nisur një shkresë Shërbimit Informativ të Shtetit. Majko ka kërkuar një sqarim zyrtar lidhur me pretendimimin se ai është përgjuar përgjuar nga SHISH, duke bënë pazare me eksponentë të krimit për shitblerje votash në qarkun e Kukësit.