TIRANA- Policia ka njoftuar se lidhur me raportimin se forcat e RENEA dhe FNSH kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit, një qytatare ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Sipas njoftimit, menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Policisë po negociojnë me qytetaren pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.