Detaje të reja janë zbardhur lidhur me denoncimin e bërë sot nga një vajzë në Astir, e cila tha se është dhunuar nga disa persona.
Forcat RENEA janë futur në apartament dhe kanë gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Burime për mediet raportojnë se RENEA në katin e tetë të banesës ka gjetur 2 pistoleta.
Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Edhe banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Ndërkohë, babai ka thënë se vajza e tij është marrë peng.
Banesa është marrë me qira nga persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në apartament.